Ahmed Kalaja ‘bekon’ Kombëtaren, lojtarët kuqezi nuk kursejnë zemrat për hoxhën

Ahmed Kalaja u takua ditën e djeshme me disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Së bashku me Eros Grezdën dhe Naser Alijin, hoxhë Ahmed Kalaja u takua me lojtarët në hotelin ku ata po qëndrojnë.

Në një postim të bërë në rrjetin “Instagram”, Ahmed Kalaja tregon se ka diskutuar rreth sfidës që përfundoi në barazim ndaj Çekisë. Gjithashtu, hoxha thotë se kanë folur dhe për ndeshjen e sotme ndaj Ukrainës, duke ‘bekuar’ futbollistët .

Këta  të fundit nuk kanë kursyer zemrat në komente për hoxhën. Kapiteni Ismajli, Arlind Ajeti, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi ishin disa nga lojtarët që i dërguan zemra në komente Ahmed Kalasë.

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us