LIVE/ Myrto Uzuni dhe Bajrami në lojë, bomberi beratas ‘zjarr’ në startin e pjesës së dytë, Shqipëria pranë golit (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur pjesën e parë ndaj Ukrainës, e cila po luhet në kuadër të raundit të 6-të të Nations League. 45 minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në “Air Albania”, janë mbyllur 0-2.

Ukrainasit gjetën rrugën e rrjetës dy herë në 10 minutat e para të lojës. Si fillim ishte Zinchenko në minutën e 5-të të sfidës, teksa për golin e dytë mendoi Yaremchuk në të 10-tën.

Me këtë humbje, Shqipëria momentalisht renditet në vendin e fundit në grupin B1, pasi Çekia po fiton 2-0 kundër Gjeorgjisë. Në këto pozita, kuqezinjtë zbresin në Ligën C të Nations League.

Shqipëri 0 – 2 Ukrainë (Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′)

Nations League: Raundi 6
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: João Pinheiro

FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha: Mitaj, Ajet, Ismajli(K), Balliu: Laçi, Ramadani, Asllani: Muçi, Daku, Asani. Trajner: Sylvinho.
Ukraina (4-1-4-1): Trubin: Konoplya, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko: Kliuzhnyi: Gutsulyak, Zinchenko, Sudakov, Mudryk: Yaremchu. Trajner:Sergiy Rebrov.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

LIVE:
46′ Myrto Uzuni i sapofutur në lojë, Shqipëria pranë golit. (Uzuni merr vendin e Dakut, Bajrami të Asanit)

45+1′ Muç pranë supergolit.

10′ Ukraina dyfishon shifrat me Yaremchuk.

5′ Ukraina kalon në avantazh me Zinchenko.


1′ Për Kombëtaren shqiptare si një FINALE, nis sfida përballë Ukrainës në “Air Albania”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us