Janë te “preferuarit” e Veselinovic, 2 titullarët e Partizanit bëjnë me “dhimje koke” serbin para derbit

Pavarësisht se Partizani do të luajë me Laçin ditën e nesërme, takim i vlefshëm për javën er 14-të, te “Demat” mendjen e kanë te derbi me Tiranën. “Ethet” e kësaj sfide kanë nisur të “kaplojnë” kryeqytetin.

2 titullarët e skuadrës rrezikojnë duelin me Tiranën. Kjo për shkak kartonësh. Tedi Cara dhe Marcelino Preka kanë nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndaj Laçit ndëshkohen sërish atëherë do të mungojnë ndaj bardhebluve.

Kjo shton “hallet” e Aleksandar Veselinovic, i cili i ka të “preferuarit” e tij. Kujtojmë se Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre më 1 dhjetor në orën 19:00, sfidë e vlefshme për javën e 15-të tq Superiores.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us