Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Ditën e sotme në fushë zbritën ekipet e Grupit A dhe ato të Grupi A.
Beslëidhja fitoi 1-0 kundër Naftëtarit, ndërsa Veleçiku shtangu Sopotin duke i mposhtur 3-2. Basania barazoi pa gola me Murlanin, ndërsa Iliria triumfoi 2-0 me Albanët. Në krahun tjetër, Tërbuni – Luzi përfundoi 0 me 1.
Në Grupin B, Luftëtari fitoi 2-1 me Delvinën, ndërs ekipi i Oriku triumfoi në transfertë përbalë Tomorit. Maliqi – Devolli përfundoi 1-2, ndërsa skuadra e Memaliaj u mposht 0-2 nga Butrinti. Kurse sfida mes Këlcyrës dhe Turbinës përfundoi 2-1.
Grupi A:
BESËLIDHJA – NAFTËTARI 1 – 0
VELEÇIKU – SOPOTI 3 – 2
BASANIA – MURLANI 0 – 0
ILIRIA – ALBANËT 2 – 0
TËRBUNI – LUZI 0 – 1
Grupi B:
LUFTËTARI – DELVINA 2 – 1
TOMORI – ORIKU 0 – 1
MALIQI – DEVOLLI 1 – 2
MEMALIAJ – BUTRINTI 0 – 2
KËLCYRA – TURBINA 2 – 1





