PAMJET / Shembet në tokë një protestues, Flamur Noka përplaset keq me policin dhe e shtyn me forcë!

Një protestues raportohet se ka rënë pa ndjenja gjatë protestës së opozitës në Tiranë.

Është e paqartë se çfarë i ka ndodhur protestuesit, i cili është parë të mbajë me duar këmbën e tij.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, duke e marrë protestuesin.

Tensionet kanë vijuar më pas me përplasjen e protestuesve me policinë, teksa në një moment ka qenë deputeti Flamur Noka ai i cili ka shtyrë me forcë një efektiv.

Policia ka kërkuar të mos bllokohen akset rrugore në Tiranë, teksa organizatorët e protestës kanë pretenduar se kanë njoftuar si dhe kanë marrë leje.

Protestues të opozitës kanë bllokuar disa zona në Tiranë si “Zogu i Zi”, “Pallati me Shigjeta”, sheshi “Ëillson” dhe zona pranë Parlamentit.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us