Avokati Arbër Hoxha foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ për gazetarin Nertil Agalliu për të sqaruar heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës nga ana e GJKKO. Hoxha thekson se nuk kemi të bëjmë me një revokim të masës së sigurisë, por GJKKO do bëjë kërkesën brenda ditëve që masa t’i ndryshohet.
‘Mos të mbytemi me një pikë ujë. Kemi të bëjmë me zëvendësim mase jo revokim, revokimi ndodh kur nuk ka kushtet e sigurimit. Minimalisht duhet ta kishte pushuar çështjen dhe revokuar. Jemi përpara zëvendësimit të masës që bëhet për 5 ditë.
Gjykata nuk shikon se ekziston kushtet e arrestit shtëpiak por detyrimi me paraqitje. Provat janë grumbulluar, nuk ekziston rreziku që Berisha të kryejë një vepër të rrezikshme. Është revokuar masa e sigurimit dhe është kërkuar një masë e ndryshme ajo e detyrimit. Duhet të presim zbardhjen e vendimit.
Është revokuar masa e arrestit në shtëpi dhe kërkesa për masën e detyrimit me paraqitje.’
Sipas tij më e mundshmja që mund të ndodh tani është që GJKKO ta dërgojë çështjen e Berishës, dosjen Partizani për gjykim sipas kërkesës së SPAK.
‘U caktua fillimisht detyrimi me paraqitje dhe nuk u respektua nga Berisha dhe u caktua masa e arrestit shtëpiak. Ka 3 alternativa, ose të kthejë dosjen në SPAK duke i dhënë afat, ose të vendos dërgimi ne çështjes në gjyq me gjyqtarë tjetër ose të pushojë çështjen pasi fakti penal nuk provohet. Besoj se më probabël është dërgimi i çështjes në gjyq, por do jetë me trupë tjetër gjyqësore.’
Ndërkohë Berisha mbetet ende në masën e parë atë të detyrimit me paraqitje. Sipas tij, kjo masë shuhet vetëm nëse çështja pushohet apo nëse konstatohet pafajësia e Berishës.
‘Kjo kërkesë e mbrojtjes është e vonuar, duhet të ishte bërë në krye të herës. Strategji që ndjekin mbrojtësit kur ka masë sigurie. Është bërë pafund. Për gjithë krimet e jakave të bardhave. Kur ka akuzë nuk ka më rrezik për marrjen e provës. Le të presim vendimmarrjen e zbardhur e shkallës së parë dhe të bëjmë më pas koment. Masa e arrestit në shtëpi por detyrimi për tu paraqitur në pamje të parë ekziston.
Pastaj nëse vazhdohet me gjykim të zakonshëm mund të shkojë 1 vit apo 1 vit e gjysëm. Bëhet fjalë për një vendim të këshillit të ministrave. Do paraqiten dëshmitarë, mund të jenë dhe ministrat. Detyrimi për tu paraqitur vazhdon derisa të merret vendimi me formë të prerë. Nëse konstatohet pafajësia e Berishës masa e sigurimit shuhet. Kur ka vendim pafajësie apo pushim të çështjes.





