“Lojtari i Ndeshjes” ndaj Teutës, Zabërgja zbulon sekretin e formës: Filozofia e Ilir Dajës më ka ndihmuar shumë

Ndeshja mes Dinamos dhe Teutës e vlefshme për javën e 15-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e dinamovitëve. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0 në favor të “Nëndetëses”.

Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes” dhe autori i golit të parë për Dinamon, Baton Zabërgja.

“Mendoj që nga sezonet e kaluara, jam në formën më të mirë, por presin më shumë nga unë. Por momentin po ndihem mirë, në formën më të mirë aktuale. Viti i parë ishte përshtatje. Por edhe filozofia e profesor Ilir Dajës më ka ndihmuar shumë.

Kam luajtur si qendërsulmues, i majtë kam luajtur te Gjilani, por më shumë përshtatem në krahun e djathtë. Në çdo stërvitje kërkojmë të përmirësohemi”, është shprehur Zabërgja.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us