Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar gol në ligën Turke. Florent hadërgjonaj ka zhbllokuar rezultatin për Alanyasporin kundër ‘gjigandëve’ të Trabzonsporit.
Futbollisti i Kosovës ka gjuajtur një 11 metërsh të fituar nga shoku i skuadrës dhe nuk ka gabuar. Mbrojtësi e bëri këtë realizim pak para se të përfundonte pjesa e parë, duke i dhënë barazimin ekipit dhe qetësi para dhomave të zhveshjes.
Hadërgjonaj ka kaluar tek ekipi i Alanyas, pas aventurës me Kasimpasa duke mos e ndërruar ambientin turk. Sot, ai përballeët me ekipin e një shqiptari tjetër, Enis Bardhit.