Muric tregon ‘klas’ në ligën më elitare të planetit, portieri i Kosovës me vlerësim madhështor kundër 2 herë kampionëve europian

Portieri i Kosovës po tregon klas ditë pas dite. Ariajnet Muric ka qenë edhe një herë tjetër vendimtar në Premier League.

Gardiani me pritjet e tij ka evituar një disfatë më të thellë të klubit anglez Ipsëich. Anglezët humbën kundër Nottinghamit 1-0 në transfertë.

Për ekipin e sapongjitur në elitën angleze lojtari më i mirë ishte portieri shqiptar. Ai priti shumë raste goli dhe e mbajti shpresën e tifozëve deri në fudn falë rezultatit të ngushtë. Muric u kuotua me notën 7.8, një vlerësim maksimal për rolin e portierit.

Muric tregon 'klas' në ligën më elitare të

Kryenota e Muric
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Eksod te nënkampionët e Superligës, klubi njofton largimin e 3 lojtarëve, mes tyre edhe ish-i i Vllaznisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us