Berisha rikthehet me ‘risi’ në Kuvend, kërkon shtimin e dy amendamenteve në buxhet

Kryedemokrati Sali Berisha do të rikthehet në Kuvend, në seancën e ardhshme plenare pas 11 muajsh mungesë. Pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Berisha do të vijojë të jetë i pranishëm në Kuvend dhe këtë herë do të vijë me risi.

Ai ka kërkuar që Partia Demokratike të shtojë dy amendamente për buxhetin. Sipas Top Channel, Berisha ka propozuar:

Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë

Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në Kuvend me rikthimin e Berishës në sallë.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Mirë ta gjejë këtë popull, se vetë e votuan Edi Ramën. Ç’kanë që ankohen tani, të ulin kokë e të rrinë urtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us