“Kishin 21 vite bashkë”, Shqiptari vr*u me thikë gruan e tij, flet djali i 60-vjeçares: Njerku do të dilte nga shtëpia

“Ata kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes”, kështu ka deklaruar për mediat greke djali 60-vjeçares e cila u vra orët e para të ditës së sotme nga bashkëshorti i saj, një 46-vjeçar shqiptar.

I riu, ka treguar se vëllai i tij mbeti i plagosur nga njerku në momentin që ndërhyri mes tyre për të mbrojtur të ëmën. Ai është shprehur për protothema.gr, se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk ishte sjellë asnjëherë me dhunë ndaj saj.

Në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen. “Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

Lajme të tjera |  Albana Koçiu i jep zyrtarisht detyrën Ina Majkos! Një fotografi dhe me zv.ministrin e liruar nga detyra: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin!

29-vjeçari shprehet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte djalin tjetwr të saj, i cili ndodhej në shtëpi me ta.

Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e goditi në bark, duke e plagosur për vdekje.

“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas u goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Sipas informacioneve të protothema.gr, autori ka vrarë bashkëshorten e tij duke e plagosur me thikë në bark ndërsa djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës së djathtë.

Lajme të tjera |  Shqetësim për shkarkimet/ Berisha: Ultimatumi i Ramës në Vlorë shkelje kompetencash, po bën drejtorët ‘koka turku’!

Shqiptari  është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Ai akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us