“U lava dy herë në këto ujëra, herën e tretë e kam më të lehtë”, Berisha: Pas fitores së zgjedhjeve, votojmë për kryeministrin e ri

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, komentoi dje  qëndrimet e partive të reja të cilat deri më tani kanë refuzuar bashkëpunimin me PD-në. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha tha se nuk mund të dilet kundër realitetit, ndërsa i ftoi forcat e reja që nuk janë dakord me të që të kandidojnë vetë në zgjedhje. Po ashtu ai zbuloi se në rastin e fitores së zgjedhjeve nga Partia Demokratike, do të thërritet një votë e përgjithshme për kryeministrin e ardhshëm.

“Kundër realitetit nuk mund të ngrihesh dot, ose bëhesh donkishot. Je i destinuar të dështosh në këtë rast. Kur kam dalë atë ditë nga shtëpia ime për të shkuar në Rogner, më thonë, po sikur të mos ketë njerëz. Unë u thashë edhe 8 vetë po të kem do ulem të flas me ta. Rëndësi ka që të mbrosh një kauzë të drejtë e të mos lëkundesh.

Nëse flasim për diçka, ky është një rikthim. Unë u lava dy herë në këto ujëra, herën e tretë e kam më të lehtë. Ama kam thënë edhe një gjë. Pas fitores së zgjedhjeve, do thërras një votë të përgjithshme për kryeministrin. Kjo është gjë e rrallë. Për këto parti që thonë nuk jemi dakord me Sali Berishën, hajde urdhëro, kandido”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Erdogan "qetëson" Greqinë: Nuk iu bëjmë gjë, nëse qendroni mirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us