KATEGORIA E DYTË/ Adriatiku dhe Veleçiku triumfojnë mes 4 golave, nuk fal as Tërbuni (REZULTATET)

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë, që ishin të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit. Kanë arritur të sigurojnë fitoren Adriatiku, Veleçiku dhe Tërbuni.

Adriatiku triumfoi pastër 4-0 ndaj Murlanit, ndërsa 3-1 ka triumfuar Veleçiku kundër Gramshit. Po fitore mori edhe tërbuni, me pukjanët që triumfuan 2-1 ndaj Albanëve.

Këto sfida u luajtën për llogaritë e grupit A.

Ndeshjet:

ADRIATIKU – MURLANI 4 – 0 (Fucijs 45′, Sulejmani 48′, Hasani 77′, 86′)

TËRBUNI – ALBANËT 2 – 1 (Temja 50′, Vecaj 73’/ Alushi 71′)

VELEÇIKU – GRAMSHI 3 – 1 (Shekaj 12′, Rrustemaj 28′, 66’/ Goca 88′)

Lajme të tjera |  Vera i sjell të gjithë në Shqipëri, Eneo Bitri nis stërvitjen në Berat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us