Myrto Uzuni ka shënuar dy herë sot për Granadën në Spanjë. Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, që vijnë kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 3 me 0.
Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues. (VIDEO)
Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.