VIDEO/ Ernest Muçi s’u beson syve, humbet rastin e artë!

STAMBOLL – Besiktas fitoi 1-0 derbin e Stambollit kundër Fenerbahces, sfidë kjo e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit. Ndeshja u vendos nga goli i Chamberlain në minutën e 73-të.

Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Milot Rashica, ndërsa në minutën 90+2 në fushë për vendasit u hodh edhe Ernest Muçi. Sulmuesit të Kombëtares iu deshën vetëm pak sekonda në fushë dhe në çastet e fundit të ndeshjes shpërdoroi një mundësi të artë i vetëm përballë portierit Livakovic, i cili e ndali.

Në fund Besiktas mposht me një gol Fenerbahcen e Mourinhos dhe me 25 pikë ngjitet në vendin e katërt. Fenerbahce me 32 pikë ndodhet në pozitën e dytë, tre pikës pas kryesuesve të Galatasaray.
Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us