Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

Komisioni Rregullator ka miratuar numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor.

Në bazë të vendimit Korçës iu është hedhur një mandat, të cilin e ka marrë Tiranë, duke e çuar numrin e deputetëve në kryeqytet në 37.

Njoftimi i KQZ-së:

Zgjedhjet 2025 – KRr miraton numrin e mandateve për çdo qark dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor

Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për caktimin e kufijve dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”.

Komisioni caktoi kufijtë dhe ngritjen e 93 (nëntëdhjetë e tre) Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025.

Lajme të tjera |  Nigel Farage vijon replikat me Ramën: Shifrat e mia ‘ok’, të Ramës gabim. Vij për drekë në Tiranë…

Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ, duke respektuar kriterin e pandashmërisë së territorit të njësisë administrative, vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, barrierat gjeografike, mundësitë e mira të komunikimit brenda territorit dhe numër të përafërt zgjedhësish.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe projektvendimi “Për miratimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”.

Komisioni Rregullator miratoi numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit, si më poshtë vijon:

Qarku Berat 7 mandate
Qarku Dibër 5 mandate
Qarku Durrës 14 mandate
Qarku Elbasan 14 mandate
Qarku Fier 16 mandate
Qarku Gjirokastër 4 mandate
Qarku Korçë 10 mandate
Qarku Kukës 3 mandate
Qarku Lezhë 7 mandate
Qarku Shkodër 11 mandate
Qarku Tiranë 37 mandate
Qarku Vlorë 12 mandate
Komisioni Rregullator vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Mbi rregullat për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë, dokumentacionin përkatës dhe mënyrën e plotësimit të tij, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us