Serbia është goditur nga UEFA dhe kjo në formë gjobash. Federata Serbe e Futbollit për disa shkelje gjatë ndeshjes së Nations League Zvicër-Serbi ka marrë mjaft gjoba.
Organizmi më i lartë i futbollit në Europë dënoi me 8 mijë euro serbët për ndeshje të fishkezjarreve dhe me 5 mijë plus për dëmtime të tjera në stadium të sendeve materiale.
Por, këto nuk kanë qenë ndëshkimet e vetme të UEFA-s. 25 mijë euro janë marrë për transmetim të mesazheve të papërshtatshme nga ana e miqve. 31 mijë e 500 euro i janë shtuar listës për hedje të objekteve në fushë.
Me pak fjalë janë ngopur nga ana financiare beogradasit, të cilët kësaj radhe janë konstatuar për çdo shkelje në stadiumin helvet.