“Parashqevia e Italisë“! Si u ngrit gjithë populli italian në këmbë për Gerardina Trovaton pas thirrjes: Mos më braktisni

ITALI- Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrug, regaimet për t’i ardhur në ndihmë kanë qenë të shumta. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në shtetin fqinj, ku këngëtarja e njohur italiane Gerardina Trovato u ndihmua për të dalë nga gjendja e rëndë, për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe fizik dhe problemeve familjare.

Situata e saj është aq e ngjashme me atë të Parashqevi Simakut, vetëm se kjo e fundit nuk kërkon ndihmë nga njerëzit e saj, shqiptarët që e donin, por mjaftohet me ndihmën e vullnetarëve amerikanë. Gerardina Trovato bëri debutimin e saj midis artistëve të rinj në Sanremo në 1993 dhe u vlerësua menjëherë për zërin e saj gërvishtës dhe intensiv. Karriera e tij vazhdoi për vite me rradhë dhe më pas u zhduk papritur dhe vetëm së fundmi u rishfaq në gjendje të rënduar psikologjike.

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

“Mos më braktisni”, ishte lutja e Gerardina Trovatos për ndihmë. Trovato me një video selfie në rrjetin social Tik Tok tha se kishte nevojë për ndihmë.

“Përshëndetje miq, unë jam Gerardina Trovato. Gjithmonë kam menduar se njerëzit kanë rëndësi. Dhe ne nuk do të ishim asgjë nëse nuk do të ishit ju. Mos më braktisni. Jini gjithnjë e më shumë, sepse jeni forca ime. Faleminderit ju të gjithë unë jam ende këtu dhe dua të jetoj”, ka thënë ajo në videon që ka postuar.

Pas ndihmës nga fansat e saj, Gerardina Trovato u rikthye në skenë. Në një intervisë të dhënë së fundmi për mediat italiane ajo rrëfeu historinë e saj.

“Jam e lumtur që gjeta dëshirën dhe guximin për të dalë sërish në skenë, sepse ajo që ndodhi nuk më kishte ndodhur kurrë. Jam e lumtur që kam gjetur guximin të rikthehem në skenë. Pas Sanremos vuajta nga ankthi. Filluan të më jepnin shumë drogë, mjekët nuk ishin të bindur se çfarë kisha. Shumë artistë janë bipolarë, por unë nuk jam! Një mjek foli për çrregullimet bipolare, të cilat nuk i kam dhe më pas i mora këto ilaçe. Për shkak të terapisë së gabuar të marrë në një moment brishtësie, mbeta e paralizuar në shtrat për tetë muaj. Vdekja e nënës sime. Më shpëtoi financiarisht. Unë kam qenë në Caritas për 3 vjet. Aty takova njeriun më të rëndësishëm në jetën time dhe tani kam shtëpinë time. Unë kam një apartament të bukur. Vetëm në vitin 2008 pata një rikthim të vogël sepse kishte diçka që më tmerronte. Pastaj problemi u zgjidh. Unë kurrë nuk u thashë asgjë prindërve të mi ”, -tha ajo duke iu referuar sëmundjes dhe vështirësive që përjetoi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us