Konferenca përmbyllëse e “Vettingut”, ambasadori i BE: Në këto 7 vite është bërë shumë. Shqipëria më pranë BE-së falë reformës në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u shpreh vendi ynë duhet të ruajë integritetin e  gjyqësorit.

Ambasadori Gonzato vlerësoi punën e këtyre shtatë viteve të KPK, duke e cilësuar si një arritje të madhe.

“Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhëtim më lejoni që të përgëzoj komisionerët për kontributin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjellë besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.  Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për çeljen e grupkaputullit të parë. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbasë dhe pavarësia e institucioneve duhet që të ruhet.

Lajme të tjera |  Përse Berisha dhe Rama nuk i sulmuan partitë e reja ashtu siç bënë me Aleancën Kuq e Zi në 2013?

KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Një aspekt tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet t’i referojnë çështje prokurorisë dhe SPAK. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është një arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE-së dhe anëtarsimit. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të japë edhe llogari, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi”, tha Gonzato ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us