Hapja e grupkapitujve të rinj në Bruksel, Rama: Shpresojmë t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm

Kryeministri Edi Rama, para nisjes për në Bruksel ku pritet të çelen grupkapitujt e rinj më BE-në për negociatat, është shprehur se dita e nesërme është një tjetër moment i rëndësishëm.

Rama tha se duhet “dhe t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”.

“Nesër kemi një tjetër moment shumë domethënës. Hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave. Kemi shumë besim se do ta kthejmë këtë moment pozitiv dhe të marrim sa më shumë nga BE në aspektin e negociatave dhe t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”, -u shpreh kreu i qeverisë gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit.

Lajme të tjera |  'Flet Flamuri, Gazi, Berisha, të tjerët heshtin'/ Sula: Ata janë hesap më vete. Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! Vijnë i fusin një të qeshur dhe...!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us