Merkato “troket” te Tirana, bardheblutë kanë 2 opsione në tavolinë për sulmuesin kryesor

Fjoart Jonuzi nuk pritet të jetë i fundit që mund të largohet nga Tirana. Një tjetër futbollist që po përflitet për një largim është edhe Rimal Haxhiu.

Sulmuesit i përfundon kontrata aktuale në fund të sezonit. Në këto kushte Te Tirana kanë dy opsione, ose të rinovojnë me lojtarin që  në merkaton e janarit ose futbollisti do të shitet.

Kjo pasi klubi nuk dëshiron të humbasë nga largimi i tij dhe nëse nuk rinovojnë, drejtuesit mendojnë ta shesin që në janar për të përfituar nga shërbimet e tij, pasi në të kundërt do ta humbisnin me parametra zero.

Interesimet për lojtarin nuk mungojnë dhe një pistë është kalimi në Azerbajxhan. Emri i skuadrës ende nuk bëhet i ditur dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajin e ardhshëm.

Kujtojmë se sulmuesi në këtë sezon ka luajtur në 20 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë ehde 4 asiste.

Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us