“E vumë në pikpyetje fitoren në pjesën e dytë”, Rrahmani: Mungesa e Buongiorno ndryshon diçka

Mbrëmjen e sotme, Amir Rrahmani u bë protagonist në fitoren e Napolit ndaj Genoas me shifrat 2-1 duke arritur të realizojë gol. Në përfundimin e takimit, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka folur për mediat.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa Genoa rihapi gjithçka në të dytën ku u vumë në vështirësi duke humbur disa pasime dhe duele. E vumë në pikpyetje fitoren që në pjesën e parë e pamë si diçka të përfunduar.”

Mungesa e Buongiorno? “Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar, por edhe me Juan Jesus kam luajtur. E dimë se çfarë kërkon trajneri nga ne, tashmë pas 6 muajsh me ne ai e ka edhe më të lehtë të na urdhërojë”, u shpreh Rrahmani.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us