“STERILIZIMI” grup kriminal“, BIZNESMENIT i bie të fikët në gjyq, Ilir Beqaj pyet: Ku janë lekët që kam vjedhur! Përgjigjen e jep SPAK

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka humbur ndjenjat në seancën në GJKKO kur mësoi se akuzat ndaj tij do të rëndoheshin, pasi togat e zeza kërkuan që SPAK të hetonte të përfshirët në dosjen e “Sterilizimit” si grup i strukturuar kriminal.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është drejtuar në sallën e gjyqit duke thënë që “ku janë lekët që paskam vjedhur”.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar të specifikohet shuma e vjedhur “meqë ka akuzë për vjedhje”

SPAK duket se i ka dhënë përgjigje ish-ministrit duke pranuar rikualifikimin e akuzës për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj marrë të pandehur në dosjen e koncesionit të sterilizimit.

Ilir Beqaj, biznesmeni dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohen si krijues të grupit kriminal.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Ndërkohë seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për në datën 9 Janar, në mënyrë që të akuzuarit të kenë kohë të paraqesin konkluzonet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us