E BUJSHME/ Synojnë titullin kampion, trajneri i pretendentëve pranë shkarkimit, largohet edhe ylli i ekipit

Besa e Kavajës nuk toleron aspak humbjen përballë Apolonisë. Sfida e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë, prëfundoi 0-2 në favor të fierakëve, rezultat që ka “tundur” nga themelet klubin kavajas.

Mirel Josa është shumë pranë shkarkimit nga drejtimi i ekipit. Sipas shtypit të shkruar, tekniku do të largohet, por nuk do të jetë i vetmi. Pas ndeshjes së djeshme ka qenë dhe vetë ylli i ekipit, Mentor Mazrekaj që ka kërkuar largimin.

Tashmë pritet të shihet si do të veprojë klubi i Besës në janar. Ndryshimet në ekip mund të jenë të shumta, duke kërkuar trajner të ri, por edhe riformatim në organikën e ekipit, pasi synimi është ngjitja në Superiore dhe shpallja kampion.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us