Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë ku gruaja Elvira Tahiraj 49 vjeç, ka vrarë burrin, Llazar Tahiraj 55 vjeç, me sëpatë teksa ishte duke fjetur.
“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje“, njoftoi Policia.





