“Duhet mbyllur Parlamenti, jo TikTok-u”, Dash Sula: Treçereku i politikanëve shqiptarë janë të korruptuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në studion e News24, kritikoi ashpër qeverinë dhe klasën politike gjatë diskutimit mbi protestën e fundit të opozitës në Tiranë.

Duke komentuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama mbi mbylljen e TikTok-ut, Sula theksoi se shqetësimet kryesore të vendit nuk qëndrojnë te platformat sociale, por te korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë.

“Rama thotë tani do mbyll TikTok-un. Po këtu kemi bilanc lufte: mbi 1 mijë të vdekur janë në Shqipëri. Duhet mbyllur Parlamenti, duhen mbyllur politikanët, sepse 3/4 e tyre janë të korruptuar. 3/4 e qeverisë janë në burg, ndërsa 3/4 e Parlamentit janë nën ndjekje penale,” deklaroi Sula.

Deputeti pranoi se TikTok ka anë negative, por sugjeroi që qeveria duhet të gjejë mekanizma për parandalimin e problemeve, në vend që të kufizojë lirinë e qytetarëve.

“Nuk është se po na godet TikTok-u, por kufizimi i tij është kufizim i lirisë së shoqërisë. Ne jemi shtet demokratik, ku liria e fjalës, votës dhe pronës janë të shenjta,” tha ai.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin, zbardhen pesë kërkesat e lëvizjes qytetare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us