1 në 10 fëmijë lindin parakohe çdo vit në vendin tonë. Mjekët specialistë tregojnë se stili i jetësës është një ndër faktorët kryesor të lindjeve të parakohshme.
“Duke fillluar që nga shkaqet gjenetike, të cilat mund të jenë të trashëguara, shkaqe të lidhura me infeksionet mbartëse të nënës.
Gjithashtu mund të themi që dhe shtatëzanitë binjake janë shtatëzani të cilat kanë një risk të lartë për të bërë një lindje të parakohshme, por ka dhe shkaqet të cilat mund të favorizohen nga traumat ose nga stili i jetesës i gruas që është shtatëzënë”, thotë mjekja gjinekologe Uarda Ismaili.
Uarda Ismaili, mjeke gjinekologe këshillon të gjitha nënat të cilat janë në pritje të një fëmije të mos negizhojnë asnjë prej kontrolleve periodike.
“Ndiqni protokollet, ekografitë që ato ju thonë, analizat e gjakut, analizat e urinës, matja e tensionit, bërja e kulturave, bëni tampona sic ju thonë mjekët. Kur mjeku juaj ju thotë mos i ngelizhoni, është e rëndësishme jo vetëm jeta e bebit, por rrezikohet edhe jeta e nënës”, thekson mjekja.
Lindja e parakohshme e një foshnjeje ndodh në më pak se 37 javë, në krahasim me lindjen e normale në 40 javë.





