Murtaja afrikane te derrat, ekspertët: Ka kohë në vendin tonë, masat janë të vonuara

Murtaja afrikane e derrave është shfaqur sërish në vendin tonë. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se është identifikuar një vatër në Ishull-Lezhë, në një fermë në të cilën kanë ngordhur 15 derra, që tashmë janë groposur.

Për ekspertët veterinarë, përhapja e sëmundje të tilla në vendin tonë është ngritur si shqetësim muaj më parë. Ndërsa masat e marra i konsiderojnë të vonuara.

“Po flasim për një sëmundje që nuk ka rrezikshmëri për konsumatorin. Normalisht konsumi i produkteve nga kafshë të sëmura duke qenë se ulë imunitetin nuk është një mish i ushqyeshëm nuk këshillohet të konsumohen këto kafshë me sëmundje. Murtaja e kafshëve ka të bëjë më dëmet e mëdha ekonomike që shkaktohen. Por për sëmundjet e tjera janë marrë masa”, thotë për A2 CNN Ervin Resuli, kreu i Urdhrit Profesional të Veterinerëve.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Përveç murtajës së derrave, Shqipëria ka marrë masa për një sërë sëmundjesh që rrezikohen të transmetohen nga importet në shtetet e tjera që i kanë prezente, si bruceloza, gjuha blu apo dhe ajo e ruminatëve. Ndonëse kjo sëmundje nuk transmetohet te njerëzit, është e rëndësishme të tregohemi të kujdesshëm sipas ekspertëve.

“Është e qenësishme një marrje masash nga ministria për vënien në dispozicion të bazës materiale mbështetëse, dezifektant, veshje pra logjistika ndërsa për sa i përket numrit të veterinerëve ka masën e duhur dhe me njohuritë e duhura”, thotë Resuli.

Ferma e prekur është vënë në mbikëqyrje dhe me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar e shitja dhe tregtimit i derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkisë Lezhë.

Lajme të tjera |  “Luftë hibride” - Erion Braçe "replikon" me Ramën: Duhet të na sqarosh sepse jemi në tokën e Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us