“Jam mirënjohës që jam gjallë”, lojtari që u aksidentua uron Vitin e Ri

Para pak javësh, futbollisti i West Ham Michail Antonio, u përball me një aksident të frikshëm. Jeta e sulmuesit xhamajkan u rrezikua seriozisht në aksidentin automobilistik, megjithatë ai tashmë e ka marrë veten.

“Gëzuar Vitin e Ri, së shpejti do të rikthehem në fushë. Këtë vit e di shumë mirë se për çfarë duhet të jem mirënjohës, që jam gjallë”, shprehet lojtari në faqen zyrtare të klubit.

Nga aksidenti që pësoi, Antonio i është nënshtruar një operacioni delikat për një frakturë në gjymtyrët e poshtëm. Tashmë lojtari është në fazë rehabilitimi e cila do të zgjasë jo pak.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us