I v*au me gjakftohtësi / Shkon në 10 numri i viktimave në Mal të Zi, 4 rëndë! Detaje tronditëse nga ma*kra

Detaje tronditëse janë zbuluar nga masakra në Cetinje të Malit të Zi, teksa numri i viktimave ka shkuar në 10 dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autori, ende në arrati, Aco Martinovi? i ka qëlluar të gjithë viktimat me plumb në kokë dhe në gjoks, mes tyre ka edhe fëmijë. Kjo ngre dyshime se ai ka qenë gjakftohtë teksa ka ezkekutuar të njohurit në qytetin e vogël, duke përfshirë edhe familjarët e tij, pronarin e lokalit ku ndodhi krimi dhe dy fëmijët e tij.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviç, tha se në tragjedinë në Cetinje u vranë pronari i restorantit ‘Velestovo’ dhe disa anëtarë të familjes së tij.

I vrau me gjakftohtësi / Shkon në 10 numri i viktimave në Mal

Katër personat që u lënduan rëndë nga të shtënat në Cetinje janë shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKG) dhe janë në rrezik për jetën, tha drejtori i atij institucioni shëndetësor, Aleksandar Radoviç.

Te të gjithë pacientët, lëndimet janë shumë serioze dhe kërcënuese për jetën.

I vrau me gjakftohtësi / Shkon në 10 numri i viktimave në Mal

“Tek një pacient kemi lëndim në kokë, gjoks dhe bark, në dy kemi lëndim në bark dhe në një lëndim edhe në gjoks dhe bark”, tha Radoviç.

Sipas CdM, pas të shtënave, të plagosurit Andrija Mudresha (42), Dejan Kokotoviç (40), Marko Vuletiç (41) dhe Marija Martinoviç (38) janë transportuar nga Cetinja në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Kjo është masakra e dytë e rëndë që godet këtë qytet. Në masakrën e madhe që ndodhi në gusht të vitit 2022 në Cetinje, mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre dy fëmijë. Në atë kohë, Vuk Boriloviq nga Cetinja në një gosti të përgjakshme qëlloi rastësisht mbi bashkëqytetarët e tij, pas së cilës u vra edhe ai.

I vrau me gjakftohtësi / Shkon në 10 numri i viktimave në Mal

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us