50 mijë euro për mbrojtësin, skuadra e Superiores “ngroh” xhepat

Bylisi mbushë “arkat” me fillimin e Vitit të Ri. Kjo për shkak të shitjes së Aleksandër Trumçit, i cili u transferua te Shkëndija e Tetovës gjatë merkatos së verës.

Ish-kapiteni i Bylisit u huazua te kuqezinjtë me të drejtë blerje të kartonit nga Shkëndija. Një lëvizje që konkretizohet tani në janar dhe 50 mijë euro do të shkojnë në arkat e ekipit të Superiores.

Mbrojtësi ka bërë paraqitje pozitive me Shkëndijën, ku ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar në 2 raste. Kontrata mes palëve është e vlefshme deri në 2027, teksa siç dihet Bylisi ka mbajtur 20% të kartonit te 24-vjeçarit.

Lajme të tjera |  Shqipëria pëson “goditje” para ndeshjes me Letonin në prapavijë, mungon ylli i Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us