Vuajnë mungesën e Rodri, City bën listën me zëvendësuesit e spanjollit

Manchester City po vuan shumë në këtë sezon dhe një nga arsyet mendohet se është edhe Rodri. “Qytetarët” po vuajnë mungesën e tij në mesin e fushës, me spanjollin që aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim, teksa mund të jetë gati vetëm për sezonin e ri.

Drejtuesit siç dihet kanë nisur punën për merkaton dhe një nga synimet kryesorë është të gjendet zëvendësuesi i fituesit të “Topit të Artë”. Sipas mediave britanike bëhet me dije se citizenët kanë një listë me lojtarët e mundshëm.

Leon Goretzka i Bayern Munich, Martin Zubimendi i Real Sociedad, Fenkie de Jong i Barcelonës, Pascal Gross i Borussia Dortmund dhe Exequiel Palacios i Bayern Leverkusen janë në listë dhe mbetet të shihet se cili do të mund të transferohet te kampionët aktuale të Premier Leagues.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us