“Meritat i shkojnë Conte”, Rrahmani: Herët për të folur për titullin, kemi dhe gjysmën e kampionatit

Napoli këtë sezon është skuadra pretendente për të fituar titullin kampion në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mbrëmjen e djeshme triumfoi 3- 0 ndaj Fiorentinës, teks tashmë kryeson me 44 pikë pas 19 ndeshjesh.

Me 3 pikë më pak ndjek Atalanta, e cila ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Pas triumfit me Fiorentinën ka folur Amir Rrahmani. Mbrojtësi shqiptar ka theksuar se meritat kryesorë i ka Conte dhe se është ende herët për të folur për titullin.

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe nga fillimi. Krijuam, por pasimi final mungonte dhe më pas golat erdhën. Meritat i shkojnë trajnerit tonë.

Ne lëvizim më shumë në alternative të ndryshme dhe kushdo nga ne mund të jetë i rrezikshëm përpara.

Është shumë herët për të folur për titullin, jemi akoma në gjysmën e kampionatit. Duhet të shikojmë në ndeshjen e radhës, ka shumë të vështira përpara nesh”, ka deklaruar lideri i prapavijës.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë në "Air Albania", e përqafon Laçi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us