VIDEO/ Stadiumi “Anfield” përjeton spektaklin e 4 golave, s’ka fitues në supersfidën mes Liverpool dhe United

Liverpool dhe Manchester United kanë mbyllur supersfidën e vlefshme për javën e 20-të të Premier League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” të Liverpool, përfundoi me shifrat 2-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të mbrojtësit Lisandro Martinez. Liverpool në krahun tjetër u ringjall duke përmbysur me Gakpo dhe Salah. Por Amad Diallo riktheu barasepshën në minutën e 80-të duke dërguar shifrat në 2-2.

Me këtë barazim, Liverpool mbetet në vendin e parë me 46 pikë, 6 më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por “The Reds” kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Man United me 23 pikë është i 13-ti.

Golat e ndeshjes:

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Vllaznia rikthen për herë të dytë në Shkodër “djalin” e shtëpisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us