Majko dorëzoi imunitetin parlamentar, Berisha: Po kërkon strehim politik tek Spiropali

Pasi deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko lajmëroi se ka hequr dorë nga imuniteti i tij parlamentar, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se “Majko po kërkon strehim politik tek Spiropali”. Më tej, kryedemokrati ka thënë se dosja është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës të përfshirë në krim elektoral në Kukës.

“Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi!

Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë””,shkroi Berisha.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Majko njoftoi se i kishte kërkuar kryeparlamentares Elisa Spiropali që Kuvendi t’i kërkonte informacion zyrtar SHISH lidhur me akuzat e ngritura dje nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ndaj deri në sqarimin e situatës, Majko njofton edhe dorëzimin e imunitetit parlamentar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us