ZYRTARE/ La Partizanin mes sherreve, Pogradeci prezanton Vangjel Zguron

Pogradeci edhe zyrtarisht ka konfirmuar goditjen e madhe me afrimin e Vangjel Zguros. Vetë klubi ka zyrtarizuar gjithçka, duke sjell kështu në qytetin liqenor djaloshin e shtëpisë.

Zguro ishte pjesë e Partizanit, por pas debatit me trajnerin Veselinovic që e la jashtë ekipit të kuq, pogradecari vendosi të largohej. Mbrojtësi me eksperiencë në Superiore dhe në kampione jashtë vendit si ai i Maqedonisë së Veriut ku u shpall kampion me Strugën apo edhe në SHBA, tashmë u rikthye në qytetin e tij pas plot 8 vitesh.

Ish-i i Partizanit bën një hap pas në karrierë, pasi lë Superioren për Kategorinë e Parë. Por në Pogradec gjen dashuri dhe mikpritje, diçka që trajneri serb i “Demave” nuk ia fali dot.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us