VIDEO/ Fidan Aliti e nis ters në Kupë, skuadra e shqiptarëve paraqitje të brishtë ndaj Enis Bardhit

Fidan Aliti e ka nisur ters vitin 2025. Skuadra e shqiptarit është mundur thellë në ndehsjen ndaj Trabzonspor e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Lojtari nga Kosova ishte titullar në takimin kundër një prej emrave që kanë shkruajtur histori në futbollin turk. Ekipi i Enis Bardhit arriti të triumfonte 3-0 ndaj Alanyaspor me mbrojtësin nga Kosova që u paraqit për të gjithë minutat.

Qendërmbrojtësi që mban numrin 5 u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të keqe që mund të ishte dhe më shumë. Lojtari “Dardan” u shpreh me gjeste i pakënaqur ndaj vendimit të arbitrit. Në fushë për klubin me fanelë të bardhë ishte dhe një tjetër shqiptar. Hadërgjonaj pati minuta pasi hyri në fushë në minutën e 62-të.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Alanyaspori i shqiptarëve humbet sfidën në grupe në raundin e parë të Turkish Cup duke sjell një paraqitje mjaft të dobët, paçka se të dy lojtarët e repartit difensiv treguan agresivitet.

Momenti i ndëshkimit të Alitit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us