Reagimi/ Ulja e çmimit të energjisë nga qeveria, Berisha: Përpjekje për të grabitur votat, ne do ta rikthejmë 7 lekë për 300 kv/h e parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët për uljen e çmimit të energjisë elektrike, nga 9.5 në 8.5 lekë për familjes që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj.

Berisha tha se ulja e çmimit është antiligjore dhe se ka për qëllim grabitjen e votave të shqiptarëve.

Sali Berisha: Sot jam këtu për t’u paraqitur shqiptarëve paketën apo qëndrimin tonë ndaj çmimit të energjisë. Siç është e njohur tashmë, në vitin 2013 ne kemi lënë 3 çmime për energjinë.

Kemi lënë çmimin 77 lekë për 300 kilovatët e parë, çmim i cili mbulonte konsumin e mbi 78 përqind të familjeve shqiptare.

Kemi lënë çmimin e dytë me 115 lekë kilovati, që mbulonte të tjerët që konsumonin më shumë.

Për biznesin ne kemi pasur çmimin më të ulët në Europë, 60 lekë për kilovat/orë.

Ky çmim ishte plotësisht i përballueshëm, përputhej me qëndrimin e qeverisë ndaj mbështetjes të fuqishme të sektorit të biznesit dhe ishte një nga atraksionet e rëndësishme të investitorëve vendas dhe të huaj në Shqipëri.

Ndërkohë ne ndërmorëm projektin e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme, me të cilën PS u tall rëndom kushedi sa herë. Edi Rama, pas marrëveshjes së tij korruptive me CEZ-in, kompani e cila fatura zyrtare të njohura nga auditi ndërkombëtar, kishte borxhe ndaj shqiptarëve 630 milionë euro.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Dëme të krijuara indirekt ishin 3.2 miliardë euro. Edi Rama me famozin Fyle, iu kujtohet juve, la arbitrazhin, proces në të cilin ne kishim bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar.

Edi Rama jo vetëm i dorëzoi këto 630 milionë, por pagoi nga buxheti i shtetit edhe 100 milionë euro shtesë CEZ-it.

Afera e Edi Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian.

Pas kësaj marrëveshje famëzezë, Edi Rama rriti çmimin. D.m.th fashon gjer në 300 euro e bëri 95 lekë, e rriti pra me rreth 20 e ca përqind dhe fashon tjetër e rriti me 118 lekë. Me këtë rritje, Edi Rama plaçkiti shtresat në nevojë, që quhen ato që e merrnin me 77 lekë, me një shumë në vit prej 60 milionë eurosh dhe që në 10 vite bëhen 600 milionë euro.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër. Në vitin 2023, në mënyrë paradoksale, antiligjore, Edi Rama merr nga buxheti i shtetit, me akt normativ, 200 milionë euro mbështetje buxheti për KESH-in dhe 80 milionë hua. I jep pra 280 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Kështu që gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë euro.
Duhet të jesh ai që është ai vetë të thuash që nuk kam rritur çmimin e energjisë ndonjëherë.

Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori. Të mendosh më keq se ata që besonin se shqiptarët hanin bar.

Ti e more me 77 lekë, e ngrite në 95 dhe zbrite në 85. Kjo është zbritje? Pra, e ka 10 lekë më shtrenjtë se sa ishte në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us