RENDITJA/ Partizani ngjitet në krye, Dinamo e Dajës lëshon terren! Tirana në zonën e ftohtë

Pas pauzës dimërore, kampionati “Abissnet Superiore” u rikthye me ndeshjet e javës së 20-të.

Fitorja e Bylisit ndaj Dinamo City-t ishte dhe surpriza më e madhe e kësaj jave. Ballshiotët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1.

Kampionët në fuqi të Egnatias e nisën mbarë vitin, pasi mundën në “Egnatia Arena” Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Vllaznia triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Për kuqeblutë vendosi Bekim Balaj, i cili realizoi dy gola.

Sot u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të. Partizani barazoi 1-1 me Skënderbeun në “Arenën e Demave” dhe tani ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Dinamo City-n e Vllazninë, 34.

AF Elbasani triumfoi me përmbysje në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 3-1.

Lajme të tjera |  Largimi i papritur nga Al Nassr, reagon Cristiano Ronaldo: Faleminderit për gjithçka!

Abissnet Superiore, java 20

Bylis – Dinami City 2-1
Egnatia – Laçi 1-0
Vllaznia – Tirana 2-1
Partizani – Skënderbeu 1-1
AF Elbasani – Teuta 3-1

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us