Ish-numri dy i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S’kam problem ta nis si 19 vite më parë

Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari tha se është i gatshëm të bashkëpunojë drejt Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të dhënë kontributin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

“Nëse do të krijohej hapësirat e nevojshme për të dhënë kontributin do ta bëj” tha Braimllari sot në nje intervistë në studion e Report Tv.

Pranon se deri tani nuk ka asnjë kontakt por se është i gatshëm të lërë pas 19 vite karrierë politike krah Ilir Metës ta nisi nga zeroja.

“Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirët. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS”,  tha ai për ‘Sot live në Shqipëri’.

Gazetari:  Vdekjen e dija që Braimllari të ndahej nga Ilir Meta e LSI-ja?

Lajme të tjera |  Kur e kuptuat që Rama-Berisha janë bashkë: në Zvërnec apo në Gërdec?

Endrit Braimllari: Nuk kam pishmane në politikë. Më thonë 19 vite shumë, por nuk mbaj inat. Nuk kam kontakte me ish kolegët e mi.
Gazetari: I vetëm trim në luftë nuk po shkon

Endrit Braimllari: Unë e kam mbyllur historinë. Po shkoj për të dhënë një kontribut. Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us