Surprizë e merkatos dimërore, Bayern Munich i shkruan PUBLIKISHT shqiptarit të Lazios

Arijon Ibrahimovic u transferua zyrtarisht te Lazio. Sulmuesi me origjinë shqiptare tashmë është një lojtar i ekipit italian në formë huazimi, teksa kartoni i tij mbetet në pronësi të Bayern Munich.

Këta të fundit e kanë konfirmuar këtë transferim, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Klubi gjerman lajmëron mbi huazimin e shqiptarit dhe i uron këtij të fundit sa më shumë fat në aventurën e re.

“Arijon Ibrahimovic do të jetë në formë huazimi te Lazio deri në fund të sezonit aktual. Të urojmë sa më shumë fat të mirë Arijon”, shkruan klubi i Bayern Munich në faqen zyrtare.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us