Topalli “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm

Partia Demokratike po ndjek me interes shifrat e emigrantëve që kanë nisur regjistrimin në KQZ për të votuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit.

Drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli thotë në një intervistë për Report Tv se vota e emigrantëve do të jetë faktor kyç në zgjedhjet e pranverës

“Unë e konsideroj një sfidë planetare, një shteg që nuk është shkelur më parë. Diaspora do të jetë faktorë për disa arsye, vetë procesi politik i bën faktor, për të bërë rotacionin, ata nuk kanë ikur nga qejfi, por mos-mundësia për të ndërtuar jetën në Shqipëri”, shprehet Topalli.

Me shqetësim, Topalli po sheh aktivitetin e PS për të thithur votën e emigrantëve. Jo pak skeptike është edhe për vetë PD-në. Ajo thotë se puna me diasporën nisi vonë.

Lajme të tjera |  “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit” - Gazeta gjermane: Ivanka e zbuloi Sazanin me bikini...

“Është fakt që PD ka nisur më vonë sesa PS përgatitjet, sepse ne para 1 muaji kemi qenë parti e arrestuar. Në këto kushte po bëhet maksimumi, por ndihem mirë që kryetari ka mbledhur deputetët, grupin parlamentar, kryesinë për t’i angazhuar sepse duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm, por takime shpejt do të ketë edhe nga deputetët, po përpiqemi të rikuperojmë, jemi në garë me kohën, e vetmja gjë që ata na mundin është paraja e luksi, këtu nuk i kapim dot”, shtoi Topalli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us