Arrihet akordi, Dinamo pranë firmës me portierin 20 vjeçar që luan në Itali

Dinamo është shumë pranë transferimit të Tomas Kirit. Ky i fundit është një portieri 20 vjeçar, shqiptar, që aktivizohet në futbollin italian. Kiri është pjesë e skuadrës së Riccione, e cila militon në Serie D.

Klubi dinamovit ka arritur akordin dhe nga momenti në moment pritet që shqiptari të bëhet pjesë e organikës së Ilir Dajës. Kujtojmë se për 20 vjeçarin ky do të ishte një rikthim në futbollin shqiptar.

Arrihet akordi, Dinamo pranë firmës me portierin 20 vjeçar

Tomas Kiri

Më parë, Kiri ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, Shkëndijës së Tiranës, Tiranës dhe Kastriotit. Gjithashtu, portieri ka luajtur edhe me moshat e Kombëtares shqiptare ,nga U15 deri te U19.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Kristjan Asllani drejt La Liga! Klubi elitar e do në ekip, Inter i vendos çmimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us