Bllokimi i TikTok në SHBA, Trump: Ta shpëtojmë, por pronësi 50-50 mes kompanisë kineze dhe amerikanëve

TikTok ndaloi së funksionuari në Shtetet e Bashkuara të shtunën vonë dhe u zhduk nga aplikacionet e Apple dhe Google, përpara hyrjes në fuqi të një ligji që kërkon mbylljen e rrjetit të përdorur nga 170 milionë amerikanë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha më herët të shtunën se “me shumë gjasa” do t’i jepte TikTok-ut edhe një afat 90 ditësh pasi të merrte detyrën të hënën, një premtim që rrejti TikTok e citoi në një njoftim të postuar për përdoruesit e këtij aplikacioni.

Rrjeti TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance të Kinës, u tha përdoruesve që përpiqeshin të përdorin aplikacionin të shtuan vonë se “në SHBA është miratuar një ligj që ndalon TikTok-un. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që nuk mund ta përdorni atë për momentin. Jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok-un sapo ai të marrë detyrën…”.

Por në një postim të bërë të dielën në Truth Social, Trump tha se do të dëshironte të shihte Shtetet e Bashkuara të kenë një pronësi 50% të TikTok, në një sipërmarrje të përbashkët së bashku me pronarët aktualë ose të rinj.

“Në këtë mënyrë do të shpëtojmë TikTok, do ta mbajmë në duar të mira dhe do ta lejojmë të rritet. TikTok nuk ekziston pa aprovimin e Shteteve të  Bashkuara. Me aprovimin tonë vlen qindra miliarda dollarë, ndoshta triliarda”.

Sipas ligjit të miratuar nga Kongresi dhe të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden vitin e kaluar, kompanisë mëmë kineze të rrjetit TikTok i ishte dhënë një afat prej 9 muajsh që t’ia shiste degën në Shtetet e Bashkuara një blerësi të miratuar paraprakisht. Ligji i lejon gjithashtu presidentit që të bëjë një shtyrje të afatit, nëse ka filluar procesi për shitjen.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

“Mendoj se do të ishte sigurisht një mundësi që do ta shqyrtonim… Shtyrja 90-ditore është diçka që me të gjitha gjasat do të ndodhë, pasi është e përshtatshme. Është e përshtatshme”, i tha Presidenti i zgjedhur Trump, drejtueses së emisionit “Meet the Press”, Kristen Welker, gjatë një interviste nëpërmjet telefonit. “Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta njoftoj të hënën”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us