E zhdukur që prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali

Suzana Koçibelli, shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar është gjetur e vdekur.

Trupi i pajetë i 62-vjeçares shqiptare është gjetur në ujërat e Tiberit në digën Castel Giubileo.

Trupi u zbulua nga stafi i Enel që punonte në hidrocentralin në veri të Romës.

Pasi trupi u nxor nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us