’21 janari’/ Rama: Vrasjet, të qarta si drita e diellit. Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën dhe shton barrën e turpit mbi këdo që duhet ta japë

Kryeministri Edi Rama tha se drejtësia për vrasjet e 21 janarit 2011 është drejtësi jo thjesht për një ngjarje të djeshme por të sotmen dhe të nesërmen. Për Ramën ajo çfarë ka ndodhur më 21 janar është e qartë si drita e diellit.

Duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën sy më sy, Rama tha se çdo vit që kalon jo vetëm shtohet barra e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar por njollos dhe vetë reformën në drejtësi duke poshtëruar jo vetëm familjet e dëshmorëve por një popull të tërë që do dhe meriton drejtësi për 21 janarin.

Rama ka një koment edhe për ata që e akuzojnë se ai si kryeministër dhe kryetari i Partisë Socialiste ka ndikuar që urdhëruesit dhe ekzekutorët e 4 dëshmorëve, Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtaj të mos dalin ende para drejtësisë edhe pse kanë kaluar tashmë 14 vite nga krimi shtetëror i ndodhur përballë kryeministrisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha.

Komenti i qytetarit: Vazhdove me te njëjtin refren, mashtrime plote. Ju po te ishin për drejtësi do e kishit be sa u betë kryeministër. Por thjesht talleni me viktimat dhe fal tyre u bere kryeministër. Dhe vetëm një 21 janar tj mund te hiqet nga pushteti ty. Mjafttt me fasadddd!”

Mesazh i Kryeministrit Rama: Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “Primare në PD”, kjo është për të qarë e për të qeshur..

Lajme të tjera |  Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës!

Nuk është qëllimi im të bëj polemikë me askënd që komenton por fokusohemi tek thelbi.

Nga dëshira për drejtësi harrojnë se jemi në një sistem kur drejtësinë nuk e bën as kryeminsitri, as qeveria e as partia në pushtet.

Të gjitha kritikat apo akuzat drejtuar meje e prej nesh për mos dhënien e drejtësisë së 21 janarit janë në adresë të gabuar. Nga ana tjetër unë dhe ne nuk kemi qëndruar duarkryq por kemi bërë betejë epokale për drejtësi për pavarësimin e saj nga pushteti politik dhe krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejësi për të gjithë.

Pa PS e mua në krye nuk do të kishte as reformë në drejtësi, as SPAK.

Lajme të tjera |  I liroi karrigen në Kuvend, Zegjineja falënderon Maldritën dhe "përshëndet" Gaz Bardhin: Politikan i dështuar...

Kjo është një rrugë e re ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë. Pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrasueshme me asgjë është dhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe sikur të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.

Çfarë mund të them për drejtësinë e 21 janarit.

Kam aq shumë për të thënë sa nuk ua tregoj dot por do të rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente duke uruar e dashur të besoj se SPAK nuk do të jetë për shumë kohë I zënë me gjithçka tjetër përveçse 21 janarin, i cili për më tepër është rast i qartë si drita e diellit.

Prandaj cdo vit që kalon jo vetëm shtohet barra e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar por njollos dhe vetë reformën në drejtësi duke poshtëruar jo vetëm familjet e dëshmorëve por një popull të tërë që do dhe Meriton drejtësi për 21 janarin. Drejtësia për 21 janarin është drejtësi jo thjesht për një ngjarje të djeshme por të sotmen dhe të nesërmen’, deklaron Rama!.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us