Qazim Laçi ka folur para ndeshjes së Champions ku Sparta e Pragës përballet me Interin. Dy mesfushorë të Kombëtares shqiptare pritet të jenë përballë, teksa në krahun tjetër Asllani me shumë gjasa e nis nga minuta e parë
“Sinqerisht nuk kam folur me Asllanin. Është një shok, por do të jemi kundërshtarë përgjatë 90 minutave. Nuk mendoj se është ndeshje e pamundur me Interin. Në Itali jam me Milanin, prandaj kjo sfidë më motivon më tepër.
Interi ka një nga mesfushat më të forta, nesër do na duhet diçka më tepër për të konkurruar me ta. Në opinionin tim janë një nga skuadrat më të mira në Europë prej disa vitesh. Ata i shkuan pranë dhe fitimit të Ligës së Kampioneve”, u shpreh Qazim Laçi.