Largimi i pestë nga Tirana, mesfushori kalon te klubi tjetër shqiptar

Hajrulla Tola është larguar nga Tirana. Mesfushori premtues i bardhebluve nga tani e në vazhdim do të jetë pjesë e Korabit.

Lojtari nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme këtë kampionat me bardheblutë dhe në këto kushte ai do të jetë pjesë e skuadrës së Kategorisë së Parë. Tola është i larguari i radhës.

Më parë kanë ikur Fjoart Jonuzi te Dinamo, Jordi Jaku te Bolonja, Silvio Vokrri te Pogradeci. Aran Isuf ka arritur një marrëveshje me bardheblutë për t’u larguar në merkaton e janarit.

Futbollisti tjetër që mund të largohet është Bajroviç. Lojtari nuk është në planet e klubit Tirana, pasi performanca e tij ka qenë e ulët. Po diskutohet që skuadra të mbyllë marrëveshjen dyvjeçare që ka me të. Nëse edhe Bajroviç pranon, Tirana liron një vend në sulm.

hajrulla tola

Lajme të tjera |  Partizani kërkon lider në mesfushë, projektohen afrime të bujshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us