Zhduket babai i 3 fëmijëve në Shkodër, denoncimi: Vëllai i pronarit e mori për një punë, por nuk u kthye me të

Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Një shok i tij dhe familja deklarojnë se për herë të fundit e kanë parë duke punuar në bujtinë.

Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen.

Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us