Partizani nuk humb kohë, Veselinovic nis punën për Laçin

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Dinamon në derbi. Një pikë që u morë në minutat e fundit të shtesës, me “Demat” që humbin kështu vendin e parë në klasifikim.

Por te të kuqtë nuk ka vend për “drama” dhe Aleksandar Veselinovic nuk ka kohë për të humbur. Kjo pasi tashmë e presin takime të tjera edhe më të vështira dhe gjithçka nis nga transferta kurbinasve.

Në fakt brenda pak ditësh, Partizani do të përballet 2 herë me Laçin. Në fundjavë do të bjën mes tyre llogaritë për javën e 23-të të Superiores, ndërsa më 5 shkurt do të sfidohen në Kupën e Shqipërisë.

Pikërisht për këto 2 sfida, Aleksandar Veselinovic ka nisur punën. Ditën e sotme skuadra do të rinisë përgatitjet dhe lojtarët do të marrin ngarkesën e duhur.

Kujtojmë se aktualisht Partizani mban vendin e 2-të në tabelën e klasifikimi me 38 pikë, 1 më pak se Egnatia kryesuese.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us